22:34 / E Martë, 25 Janar 2022 / SH F

“Bllok tarifa përtej 600 kWH”, nënkryetarja e komisionit për ekonomi pret më shumë informata nga ZRRE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit nënkryetare e Komisionit për Ekonomi, Jeta Statovci ka treguar se gjatë raportimit në ZRRE kanë kërkuar  informata të mëtutjeshme për kalkulimet e tyre, mbi të cilat dhe ne mund të përcjellim komentet dhe propozimet.

” Ne presim më shumë informata nga ZRRE për mundesit e: Zhvendosjes së kufirit të bllok-tarifës përtej 600 kËH. Prezantimi i alternativave me më shume blloqe, sikurse 3″.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot kishim në rapotim ZRRE-në, për të diskutuar mbi tarifat e propozuara  për energjinë elektrike.

Një nga pikat e trajtuara sot, ishin deklaratat nga ZRRE në shtator, dhe sa arritën ta parashikonin situatën bazuar në trendin e cmimeve, konsumit, importit, kapacitetet gjeneruese dhe likuiditetin financiar të ndermarrjeve të rregulluara në sektor.

Kërkuam informata të mëtutjeshme për kalkulimet e tyre, mbi të cilat dhe ne mund të përcjellim komentet dhe propozimet tona.

Ne presim më shumë informata nga ZRRE për mundesit e:

– Zhvendosjes së kufirit të bllok-tarifës përtej 600 kËH

– Prezantimi i alternativave me më shume blloqe, sikurse 3.