07:16 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bllokohen në akull: Hëngrën marinarët e vdekur të gatuar në çizme

Pothuajse dy shekuj më parë, 134 burra në dy anije britanike u nisën në kërkim të një kalimi mitik në veriperëndim, një rrugë përmes Arktikut që lidh Evropën me lindjen e pasur.

Ata kurrë nuk u kthyen në shtëpi. Inuitët, njerëzit autoktonë të veriut, kanë treguar për një kohë të gjatë histori nga anijet me tre direk të ngecura në akull dhe burrat, të cilët ishin torturuar nga skorbuti dhe uria, dhe përfundimisht u kthyen në një kanibalizëm të paimagjinueshëm, shkruan The Washington Post.

Pavarësisht nga të gjitha kërkimet, asnjë anije nuk u gjet kurrë deri në vitin 2014, kur zhytësit gjetën mbetjet e anijes HMS Erebus.

Dy vjet më parë, Washington Post raportoi se një tjetër pjesë e misterit u zgjidh, kur renxheri inuit me një ekip hulumtues njoftuan se gjithashtu kishin gjetur një anije tjetër, HMS Terror, në fund të kalimit në veriperëndim dhe ishte ruajtur mirë.

Historia e humbjes dhe gjetjes së anijeve ilustron se sa Arktiku ka ndryshuar në vetëm disa dekada. Akull nuk është më ai që dikur ishte dhe shkencëtarët besojnë se në mes të këtij shekulli Arktiku do të mbetet tërësisht pa akull në verë dhe do të mund të lundrohet pa vështirësi. Një anije me më shumë se 1000 turistë udhëtoi atë rrugë veriore për herë të parë këtë vit.