23:11 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Bllokohet kjo rrugë në Prishtinë, dyshohet se andej ikën të dyshuarit që u gjuajtën me armë

Rreth orës 22:30 një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Edit Durham”.

Mirëpo, Policia e Kosovës me të dalë në vend të ngjarjes nuk ka hasur në asnjë person, ndërsa aty shihen disa njolla gjaku, ku ngriten dyshimet se ka edhe të plagosur.

Gazetari i IndeksOnline raporton nga vendi i ngjarjes se rruga “Edit Durham” ka ndaluar qarkullimin për këmbësor pasi po dyshohet se andej kanë ikur të dyshuarit.

Ndërsa nga Polciia e Kosovës për IndeksOnline kanë thënë se deri tani nuk ka asnjë ankues dhe po merret me rastin./IndeksOnline/