75 Mall Live Search
16:34 / E Martë, 14 Prill 2026 / MSH1

Bllokohet për disa ditë rruga Pejë-Rozhajë

Nga sot e deri më 17 prill, rruga Pejë-Rozhajë, më saktësisht në fshatin Dacaj, do të jetë e bllokuar për kamionë.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shkruan IndeksOnline.

Sipas QKMK-së, bllokimi i rrugës është vetëm për kamionë dhe ka të bëjë me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian, si dhe me disa kërkesa të brendshme të tyre.

Për automjete të vogla rruga do të jetë e hapur.

QKMK-ja bën me dije se qytetarët që dëshirojnë informacione shtesë, mund ta kontaktojnë qendrën në numrat: +383(0)45198000, +383(0)45198606 dhe numrin pa pagesë 080050095.