11:02 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bllokohet Rruga e Kombit, radhë kilometrike makinash. Ja ç’po ndodh

Rradhe kilometrike makinash në Rrugën e Kombit. Mediat lokale informojnë se prej orës 04.30 te mëngjesit te sotëm deri ne 08:00 ne Piken Kufirare ne Morine kane hyre 33.040 shtetas me 156 autobusë dhe 6700 mjete te vogla.

Siç e shihni edhe nga fotot e publikuara ne rrjetet sociale, qe ne ju sjellim me poshtë, radha e makinave është kilometrike. Duket se pas festës së Kurban Bajramit shqiptarët e Kosovës janë dyndur drejt bregdetit shqiptar.

Në këtë situatë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë gjithë kohës trafikun, por ai sa vjen e rëndohet, për shkak të ardhjes së mijëra pushuesve nga qytete të ndryshme të Kosovës, raporton ABCnews.