13:38 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

BMW prodhon M3-shin më të fuqishëm ndonjëherë

BMW thotë që ka prodhuar modelin më të fuqishëm M3 ndonjëherë, i cili ka shenjën CS.

Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 280 km/orë , ndërsa përshpejtimin 0-100 km/orë e arrin për 3,9 sekonda.

BMW pohon se shpenzimet mesatare të M3 CS janë rreth 7/100 km.

Versioni i M3 do të kushtojë rreth 97.000 euro, ose 30.000 më shumë se M3 bazik. Modeli më i ri i BMW-së do të prodhohet në gjithsej 1.200 njësi. /IndeksOnline/

Temat: