10:57 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

BMW zbulon makinën e ardhshme elektrike i4 [Foto]

BMW ka njoftuar në ‘Geneva Motor Show’ planet e tyre për të ofruar një i4 të ri.

Parashikuar nga koncepti ‘i Vision Dynamics’ , modeli i prodhimit do të jetë një makinë elektrike e ndërtuar në Mynih të Gjermanisë. BMW nuk pranoi të zbulonte se kur modeli do të hyj në prodhim, por i4 do të jetë një nga 25 automjetet elektrike që kompania synon të lansojë deri në vitin 2025.

i4 do t’i bashkohet 11 modeleve tjera elektrike, duke përfshirë iX3 dhe MINI EV.

Përveç njoftimit të planeve për i4, kryetari i BMW-së, Harald Kruger, zbuloi se emetimet mesatare të CO2 për automjetet e reja të BMW Group të shitura në Evropë, ka rënë për më shumë se 42% që nga viti 1995.

Kruger thotë se ky reduktim i emetimeve të CO2 “tregon qartë se strategjia jonë e e-mobilitetit është e suksesshme” . Ai vazhdoi të thote se “ne po shtojmë më shumë opsione elektrike në flotën tonë të automjeteve, ndërsa po punojmë dhe për teknologjinë e kursimit të karburantit” . /IndeksOnline/

Fotografie: Victor Jon Goico – www.goico.eu
Postproduction: Wagnerchic – www.wagnerchic.com & Grit Hackenberg – www.grithackenberg.com
CD: Clemens Grosslercher