00:00 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Boateng befason me deklaratën pas ndeshjes me Milanin

Milani fitoi si mysafir i Sassuolos me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A.

Në këtë ndeshje luajti edhe një “milanist” por me fanellën e kundërshtarit, Prince Boateng, shkruan indeksonline.

Ai ka thënë se të luash kundër skuadrës së zemrës është diçka e çuditshme.

“Është e çuditshme të luash kundër skuadrës së zemrës, kam një marrëdhënie të veçantë me Milanin dhe tifozët e tyre. Milan luajti një ndeshje të përsosur, e merituan të fitojnë dhe fituan”, ka thënë ganezi.

Boateng ka qenë pjesë e Milanit nga viti 2010-2013 ku zhvilloi 74 ndeshje dhe shënoi 10 gola ku edhe fitoi Serie A. /IndeksOnline/