10:06 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Kevin-Prince Boateng inkuadrohet në muzikë, lanson këngën e tij të parë

Sulmuesi i Sassuolos, Kevin-Prince Boateng është inkuadruar në botën e muzikës, konkretisht në zhanrit e repit, teksa e ka lansuar këngën e tij të titulluar ”King”.

Ish-anëtari i Milanit është rikthyer në Serie A këtë verë për t’ju bashkuar Sasuolos, por ai gjithashtu është duke u marrë me muzikë.

Ganezi e ka lansuar këngën e tij të parë të quajtur ”King”, dhe me nofkën, ”PRIN$$”, një video të cilën mund ta shihni më poshtë, transmeton IndeksOnline.

Në njëren prej vargjeve të këngës, Boateng dëgjohet duke thënë: ”Unë jetoj jetën time si një mbret, jetoj pa presion dhe e bëj këtë sikur nuk di më mirë”.

Ai nuk është ylli i parë i Serie A që inkuadrohet në muzikë, pasi Dani Osvaldo u largua nga futbolli për t’ju përkushtuar muzikës./IndeksOnline/