20:04 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Boateng niset për në Barcelonë, i dërgon ‘selam’ Real Madridit!

Kevin Prince Boateng është nisur nga Italia për në Barcelonë. Në aeroport është pritur nga gazetarët.

Para tyre, Boateng tha: “Falënderoj Sassuolon për çdo gjë por ishte një shans që nuk refuzohet”, transmeton Indeksonline.

Tutje ai pati një porosi për rivalët e Barcelonës, Real Madrid.

“Dua të fokusohem tek Barcelona dhe ti shënoj Realit në Bernabeu” u shprehë ai.

Ganezi është huazuar tek Barcelona për gjashtë muajt e ardhshëm dhe pritet të jetë një ‘back-up’ për Luis Suarez. /Indeksonline/