Boateng rikthehet në Serie A?
Kevin Prince-Boateng do të largohet nga Bundesliga gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori nga Gana, u transferua në Gjermani nga skuadra e Las Palmas te klubi i Eintracht Frankfurt.
Por, vetëm pas një sezoni në Bundesliga, Boateng ka vendosur të largohet.
Ai është afër t’i bashkohet skuadrës nga Serie A, Sassouolo.
31-vjeçari për Frankfurtin zhvilloi afro 33 paraqitje dhe shënoi 6 gola.
Ai më parë ka luajtur për klube të njohura, si; Tottenham, Portsmouth, Milan, Schalke dhe Borussia Dortmund./IndeksOnline/