14:00 / E Enjte, 23 Mars 2023 / B O

Bojan Krkic merr veprimin e papritur në futboll

Bojan Krkic ka marr një veprim të papritur në moshën 32 vjeçare.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit, Romës, Ajaxit dhe disa skuadrave të tjera ka varur këpucët në gozhdë duke u pensionuar nga futbolli.

Krkic kishte dy muaj që ishte pa skuadër pas aventurës të kishte në Japoni te Vissel Kobe.

Bojan bëri debutimin e tij në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare si një super talent te Barcelona duke u krahasuar me Leo Messin, por që asnjëherë nuk arriti të kap majat e një futbollisti të klasit të lartë./Indeksonline/