Boksieri shqiptar po i ndihmon Parkerit, shfaqet në “sparring” para meçit
Agron Smakiqi, boksieri shqiptar vazhdon stërvitjeve para ndonjë dueli të madh në Arabinë Saudite.
Javën e ardhshme, në “Kingdom Arena” në Riyadh, Joseph Parker do të rrahet ndaj Zhilei Zhang, shkruan Indeksonline
Agron Smakiqi para disa dite në një intervistë për Indeksonline, kishte treguar se do të udhëtoj drejt Arabisë për t’i ndihmuar Parkerit për këtë meç.
Tani në rrjetet sociale, Smakiqi ka shpërnda disa foto ku shihet se bashku me boksierin nga Zelanda e Re.
Kujtojmë që Agron Smakiqi ishte boksieri që para disa javësh lëndoi Tyson Furyn dhe shtyu duelin ndaj Oleksandr Usyk./Indeksonline/