75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Boksieri turk del kundër Ozilit dhe Erdoganit, mbron Gjermaninë

Mesut Ozil gjatë të dielës ka konfirmuar se është larguar përfundimisht nga Kombëtarja Gjermane pas problemeve me drejtuesit e lartë të Federatës.

Mesfushori i Arsenalit ishte objekt i kritikave pas takimit të tij para zgjedhjeve në Turqi me presidentin, Taip Erdogan.

Ky i fundit shihet nga gjermanët si shkelës i demokracisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut.

Pas dorëheqjes së Ozil, ka pasur deklarime pro dhe kundër për veprimin e tij, shkruan indeksonline.

Megjithatë, ka edhe nga turqit që e kritikojnë veprimin e ish-kampionit të Botës.

Unsal Arik, boksieri me shtetësi të dyfishtë ka thënë se takimi i Ozil me Erdogan nuk ishte i drejtë.

“Për shkak se Özil nuk ka jetuar si një model. Ai ka qenë politikisht i njëanshëm me një diktator dhe e ka mbështetur atë në fushatën zgjedhore “, ka thënë Arik.

Kujtojmë se boksieri 38 vjeçar njihet si një kundërshtar i madh i presidentit të Turqisë dhe politikave të tij. /IndeksOnline/