15:54 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq gënjeu për flamurin e Kosovës, në Stamboll ishte vetëm flamuri turk!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka gënjyer opinion serbë rreth asaj se flamuri i Republikës së Kosovës nuk ishte i pranishëm dje në ceremoninë e Aeroportit të ri të Stambollit në Turqi.

Në një konferencë për media, numri një i Serbisë pretendon se ishte ai që kërkoi nga organizatorët e ceremonisë që të hiqet flamuri i shtetit fqinj.

“Unë kërkova në Stamboll të mos ishte flamuri i Kosovës në ceremoninë, në të cilën morën përgjigje pozitive nga organizatorët në Aeroport”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline

Mirëpo, krejtësisht po del të jetë e vërteta. Në videon e publikuar nga agjencia e lajmeve “Anadolu” shihet vetëm flamuri shtetëror, pra, ai i Turqisë.

Shikoni pamjet më poshtë: