22:48 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamje nga Parisi ku nesër do të mblidhen liderët botërorë, mes tyre Thaçi, Trump, Erdogan e Merkel

Me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, nesër në Paris do të mblidhen në një vend shumë liderë botërorë për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në këtë tubim do të marr pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Indeksonline.

Pos Thaçit, aty pritet të jenë të pranishëm edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti rus, Vladimir Putin, e shumë të tjerë.

Me këtë rast, sonte Macron ka shtrua një darkë për mysafirët e tij nga mbarë bota, me të cilët ka diskutuar veç e veç.

Sipas fotoreporterit të Indeksonline që do të raportoi nesër nga Parisi për këtë ngjarje, ky qytet tanimë ka bërë të gjitha përgatitjet për ceremoninë e nesërme.

Po ashtu, në rrugët e kryeqytetit francez shihet se janë shtuar masa e sigurisë për shkak të personaliteteve të shumta që janë atje. /Indeksonline/