08:45 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

“Boll u ankuat”, yjet e sportit bëjnë debat të ashpër për diskriminimin gjinor

Basketbollisti i Golden State Warriors, Draymond Green dhe ikona e futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Megan Rapinoe kanë bërë një debat të ashpër rreth diskriminimit gjinor në paga.

Ylli i NBA-së gjatë një interviste iu drejtua grave që të ndalen së ankuari.

“Unë jam lodhur vërtetë. Ato ankohen gjithmonë dhe po i bëjnë vetës dëm vetëm duke u ankuar. Ato s’po hedhin asnjë hap për të ndryshuar”, ka thënë Green.

Për këtë ka reaguar futbollistja e njohur, e cila thotë se ndjehet tejet zhgënjyese kur pa këtë koment nga një sportist si Green.

“Është me të vërtetë për t’u ardhur keq. Unë kam menduar se ai ka një mendim më të arsimuar. Është zhgënjyese. Padyshim ai tregoi një mos-dije për të cilën në flasim gjatë gjithë kohës”, ka thënë Rapinoe.

/IndeksOnline/