18:12 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Bomba” e janarit, Liverpooli e thyen rekordin botëror për blerje (Foto)

Skuadra e Liverpoolit është afër marrëveshjes me mbrojtësin holandez, Virgil van Dijk.

Sipas “Telegraph”, Liverpooli ka arritur marrëveshje me Southamptonin për mbrojtësin Van Dijk, duke ofruar një shumë të majme parash.

“The Reds” do të ofrojnë plotë 75 milionë funta për t’i siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, duke thyer çdo rekord botëror për një mbrojtës.

Kujtojmë se Van Dijk ishte i lidhur ngushtë për një transferim të mundshëm në “Stamford Bridge” dhe te Manchester City./IndeksOnline/