75 Mall Live Search
10:53 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Bomba” e merkatos, PSG në janar duhet të shesë Mbappe ose Neymar!

Portali i njohur, Football Leaks ka zbuluar dje skandalin e madh në futbollin botëror.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino sipas hulumtimit të Football Leaks ka ndihmuar ekipin e PSG-së dhe Manchester Cityt që t’i ikin “Fair Play-it” financiar.

Përkundër transferimeve me shifra marramendëse, asnjëri ekip nuk është dënuar.

Sipas dokumenteve të zbuluara, ekipi francez është financuar në mënyrë jo të rregullt nga qeveria e Katarit, gjë që i ka lejuar atyre të transferonte super yje si Neymar dhe Mbappe brenda një afati kalimtar.

Pas zbulimit të këtij skandali, PSG duhet që urgjentisht të shesë njërin nga dy yjet e shtrenjt, Mbappe ose Neymar.

Skuadrës franceze i duhet urgjentisht që të balancojë bilancin e lojtarëve dhe në janar duhet të shesë njërin nga dy lojtarët që kanë vlerë mbi 100 milionë euro.

Nëse kjo nuk ndodhë, skuadra franceze mund të përjashtohet nga garat evropiane./Indeksonline/