21:19 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pas sukseseve impresive këtë vit, Mbappe është fitues i ”Kopa Trophy”

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe e ka fituar ”Kopa Trophy”.

Ky çmim i ndahet lojtarëve më të mirë të vitit në moshën nën 21-vjeçare.

Mbappe, arriti ta fitojë titullin e Ligue 1 sezonin e kaluar me Paris Saint-Germain.

Përveç kësaj, Mbappe e fitoi edhe Kampionatin Botëror me Francën në verë.

Në këtë garë ishin edhe Trent Alexander-Arnold dhe Christian Pulisic./IndeksOnline/