21:22 / E Martë, 24 Gusht 2021 / A. A

‘Bomba’ e merkatos, Real Madrid qon ofertë zyrtare për Mbappe, 160 milionë euro

Dëshira e Kylian Mbappe për të veshur fanellën e Real Madridit po bëhet realitet.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi spanjoll ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin francez në vlerë prej 160 milionë eurove.

PSG deri vonë ka refuzuar ta shesë Mbappen por duke konsideruar që kontrata e francezit skadon vitin e ardhshëm, ka shumë mundësi që ta pranojë ofertën e madrilenëve.

/Indeksonline/