22:01 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Bomba e natës, Harry Kane kërkon largimin nga Tottenham, gjiganti i Premier Ligës dëshiron transferimin e tij

Sulmuesi anglez, Harry Kane nuk dëshiron më të luaj për ekipin e Tottenham.

Sipas mediumit “Telegraph Sport”, Harry Kane ka kërkuar largimin nga skuadra e Spurs, transmeton Indeksonline.

Tutje, raportohet që Kane nuk dëshiron të largohet nga Premier Liga.

Skuadra e Manchester Cityt pritet të jetë skuadra e parë që do të bëj ofertë për sulmuesin anglez.

Po ashtu Manchester United po e monitoron situatën dhe pritet të bëj ofertë në drejtim të Spurs./Indeksonline/