11:36 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Bomba” nga Italia, Donaruma ka pranuar transferimin te kjo skuadër

Emri i Gigio Donaruma ka ndezur përsëri tregun e transferimeve te Milani, shkruan indeksonline.

Sipas mediave italiane, portieri 19 vjeçar ka vendosur të largohet nga Serie A gjatë verës për të veshur fanellën e PSG-së.

Ndërmjetësues i kësaj marrëveshje është padyshim menaxheri i Donarumas, Mino Raiola si dhe italiani tjetër i parisienëve, Marco Verrati.

Sipas këtij raporti, Milani tashmë është duke menduar për zëvendësuesin e tij dhe emri i parë është Pepe Reina i cili përfundon kontratën me Napolin në fund të sezonit. /IndeksOnline/