17:32 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

‘Bombarduesi serik’ dërgon pajisje shpërthyese te shtëpia e Clinton, Obamas dhe në selinë e CNN

Pajisje të shumta shpërthyese janë gjetur në postën drejtuar Barack Obamas, Hillary Clintonit dhe në redaksinë e CNN në Nju Jork – ndërsa hetuesit thonë se pakot ‘e ngjashme’ janë punë e një ‘bombarduesi serik’.

Agjentët e Shërbimit Sekret zbuluan të mërkurën se kishin kapur dy pako rrugës për në shtëpunë e ish presdentit Obama dhe Hillary dhe Bill Clinton në Chappaqua të Nju Jorkut.

Pak kohë më vonë, një tjetër pako e dyshimtë u zbulua në Time Warner Center në Nju Jork ku është vendosur redaksia e CNN.

Pako që përmbante një ‘pajisje funksionale shpërthyese’ që iu drejtua familjes Clinton u gjet të martën vonë, ndërsa një tjetër paketë drejtuar Obamës u gjet në orët e hershme të mërkurës.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit i tha ëashington Post se hetuesit besojnë se pajisjet janë vepër e të njëjtit person që dërgoi një bombë të vogël në shtëpinë e miliarderit George Soros, në New York, të hënën.

Të dyja pakot u zbuluan gjatë kontrolles rutinore të postës tek Clinton dhe Obama.

Shërbimi Sekret tha se pakot e dërguara te Clinton dhe Obama u identifikuan menjëherë si pajisje eksplozive potenciale dhe u trajtuan si të tillë.

Autoritetet kanë nisur një hetim me shumë agjenci për të identifikuar përgjegjësit.

Ndërkohë disa raporte pohuan se flitet për një mjet të dyshimt edhe në Shtëpinë e Bardhë, por më pas doli të jetë lajm i rremë, duke u mohuar edhe nga Shërbimi Sekret i SHBA-ve. /IndeksOnline/