“Bombë” nga Anglia, City po përgatit ofertë rekorde për Kampionin e Botës
Në janar mund të thyhet rekordi botëror për transferin më të shtrenjtë në futboll që mbanë PSG me rastin e transferimit të Neymar.
Pep Guardiola është i gatshëm të paguaj 200 milionë funta (224 milionë euro) për transferimin e Kylian Mbappe, shkruan indeksonline.
Bosi i Manchester Cityt beson se me fituesin e Kupës së Botës mund të jetë më konkurrues në Ligën e Kampionëve.
Klubi anglez mund të përfitoj nga hetimi financiar që UEFA po bënë te klubi francez.
Megjithatë për ta blerë Mbappen, City duhet të sakrifikoj njërin nga yjet.
Dhe i pari që mund të largohet është Raheem Sterling për të balancuar buxhetin në rast të transferimit të francezit. /IndeksOnline/