17:12 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Bombë” nga Anglia, Real Madrid bëhet gati për Hazardin

Real Madrid është duke u përgatitur për të bërë një ofertë të madhe për Eden Hazard që në janar.

Ylli belg mund të aktivizohet në Ligën e Kampionëve dhe spanjollët dëshirojnë ta shfrytëzojnë rastin, shkruan indeksonline.

Sipas raportimeve thuhet se Reali mund ta marr atë me vetëm 100 milionë euro pasi në janar do të ketë kontratë vetëm 18 muaj.

Gjithashtu edhe Hazard ka bërë të ditur se dëshiron të largohet për të provuar diçka të re. /IndeksOnline/