09:57 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Bomberi” refuzon PSG-n, arrinë marrëveshje me Milanin

Milani raportohet se ka arritur marrëveshje në vlerë të 35 milionë eurosh me Flamengon për të riun brazilian, Lucas Paqueta.

Sipas Globo Esporte, Paqueta do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore në Brazil këtë javë para se t’i bashkohet Milanit në janar.

Gazeta në fjalë shkruan se Milani e ka mposhtur Paris Saint-Germain në garën për transferimin e tinejxherit brazilian, transmeton IndeksOnline.

Image result for paqueta flamengo

Përqëndrimi i drejtorit teknik, Leonardo rezultoi me transferimin e Paquetas, që ka një të ardhme të ndritur para vetes.

Paqueta luan me këmbën e majtë dhe është mesfushor ofanziv.

21-vjeçari tashmë ka shënuar 9 gola në 24 paraqitje në kampionat për Flamengon këtë sezon dhe tashmë është grumbulluar dy herë nga Brazili./IndeksOnline/