75 Mall Live Search
12:48 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bonucci i del në mbrojtje De Ligtit për penalltinë e shkaktuar, ja çfarë thotë për të

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka folur për mediat pas barazimit 1-1 të klubit me Lecce pasditen e djeshme:

“Ka momente si kjo, situata që për fat të keq mund të ndodhin në zonë dhe instinkti ju bën të bëni lëvizje të caktuara që mund të jenë të rrezikshme. Por Matthijs duhet të qëndrojë i qetë, sepse i ndodhi të gjithëve të kalonin në gabime dhe momente negative. Por ai ka një talent dhe besim të madh te secili prej nesh”.

” Është normale që mund të lindë një frikë e vogël, një fije e pasigurisë. Por është një moment që do të kalojë, ai do të rritet profesionalisht.

‘Nëse e morëm një pikë nga Lecce, nuk është për shkak të lojës me dorë të De Ligt, por sepse unë, Bernardeschi dhe të tjerët nuk i shfrytëzuam shanset që kishim. Dënimi nuk është faji i tij, ato janë situata që mund t’u ndodhin të gjithëve. Nëse do të kishim fituar 4-1, do të kishim lartësuar performancën e shkëlqyeshme të Juventusit” – u shpreh italiani./Indeksonline/