19:12 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bonucci, Juves: E ulë edhe pagën, vetëm që të kthehem

Agjenti i Bonuccit, Alessandro Lucci është takuar sot me drejtorin sportiv të Juventus, Fabio Paratici për të diskutuar mundësinë e transferimit.

Bonucci i ka dërguar porosi kampionëve të Italisë se është i gatshëm të ulë edhe pagën vetëm e vetëm që të jetë lojtar i Juves.

Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për të ardhmen e tij, por se do të ketë negociata edhe në dy ditët e ardhshme.

Milano po insiston me çdo kusht që në pazar të përfshihet Caldara ose Higuain në shkëmbim me Bonuccin.

Se mbrojtësi italian po e do rikthimin te Juve, këtë e ka konfirmuar sot edhe agjenti i famshëm, Di Marzio./Indeksonline/

during the serie A match between AC Milan and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on April 8, 2018 in Milan, Italy.