23:29 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Bonucci në lot për Astorin: Nuk isha aty për t’ia dhënë lamtumirën (Video)

Në intervistën pas ndeshjes së Milanit me Arsenalin, mbrojtësi Leonardo Bonucci, nuk i ka mbajtur dot lotët. Ai nuk e vazhdoi dot intervistën, prej ndarjes nga jeta të Astorit, pak ditë më parë.

“Nuk pata mundësi për t’i dhënë lamtumirën. Por, i them lamtumirë Davide. Ishte perfekt nga çdo këndvështrim. Më ka prekur shumë largimi i tij. Do ta kem gjithnjë me vete. Është një mik i madh dhe një njeri i madh”, tha Bonucci duke u larguar mes lotësh./IndeksOnline/