17:02 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Bora nuk është pengesë, takimi Arsenal – City zhvillohet sonte (Foto)

Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, në kuadër të Premierligës do të zhvillohet sonte.

Kishte spekulime se ky takim mund të shtyhet për shkak të borës së madhe që po bie në Londër, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, “topçinjtë” përmes një komunikate kanë treguar se kjo ndeshje do të luhet ashtu siç është planifikuar.

“Ne po vazhdojmë duke i monitoruar kushtet e motit dhe po punojmë me agjencitë lokale, por nëse nuk ka ndonjë njoftim tjetër deri atëherë – ndeshja do të luhet”, shkruhet në njoftimin e Arsenalit.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Cityt zhvillohet nga ora 20 e 45./IndeksOnline/