10:56 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Bora shkakton probleme në qarkullim

Reshjet e borës janë rikthyer në Kosovë dhe sot kanë shkaktuar në qarkullimin e automjeteve në disa pjesë të vendit.

Vështirësi automjetet patën edhe në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Eqrem Qabej “. Ndërsa, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është parë një veturë derisa rrëshqitur dhe ka dal nga rruga.

Në 24 orët e fundit bora nuk ka të ndalur në të gjitha rajonet e Kosovës.

Gjatë ditëve në vazhdim temperaturat minimale do të lëvizin nga -2C deri -4C , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 12C deri 14C celsius. Do të fryj erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

Sipas institutit Hidrometeorologjik , të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me pak intervale kohore me diell.