15:34 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bordeli i parë i kukullave të seksit në Itali, bastiset nga policia

Bordeli i parë i kukullave të seksit në Itali, është bastisur nga policia vetëm 9 ditë pasi është hapur për herë të parë.

Duke u ofruar klientëve modele nga silikoni, u zbulua se ajo shkelte ligjet italiane për dhënien me qira të akomodimit.

Autoriteti shëndetësor i qytetit, gjithashtu po heton nëse kukullat të vendosura në ndërtesën e fshehtë në qytetin veriperëndimor të Torinos pastrohen plotësisht pas çdo përdorimi.

Ekskluziviteti i “Lumidolls”, i cili ofron shërbimin e parë të tillë në një vend ku prostitutat njerëzore janë të paligjshme, së pari hapi dyert e saj më 3 shtator,  dhe menaxherët e saj kishin konfirmuar se kukullat tashmë ishin rezervuar për disa javë.

Duke paguar 80 euro për një seancë gjysmë ore me një kukull “shumë realiste” të salikonit, klientët mund të zgjedhin nga shtatë kukulla të ndryshme femrash dhe një kukull mashkull që quhet Alessandro, i cili ka një pensi të rregullshëm që varion nga pesë deri në shtat inç./Indeksonline/