Bordi i RTK-së zgjodhi kryesinë e re
Në përputhje me Ligjin për RTK-në, Statutin e RTK-së dhe Rregulloren e punës së Bordit, në mbledhjen e zhvilluar sot, Bordi i RTK-së zgjodhi kryesinë e re.
Pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Besnik Boletini , me shumicë të votave u zgjedhë kryetare e bordit të RTK-së, Albulena Mehmeti ndërsa nënkryetar Dardan Beqiri.
Kryesia e re falënderoi anëtarët e bordit për besimin, si dhe shprehu përkushtimin për avancimin e zhvillimit të RTK-së. Ata gjithashtu theksuan angazhimin për të ndjekur praktikat më të mira të mediave publike ndërkombëtare dhe për të ruajtur stabilitetin financiar të institucionit.
Një nga prioritetet kryesore të kryesisë së re është edhe rritja e kredibilitetit të RTK-së, si dhe vazhdimi i funksionmit të RTK-së në përputhje me rregullativën ligjore dhe standardet më të larta profesionale, duke ofruar informim të saktë, objektiv dhe të shpejtë për qytetarët e Kosovës.