13:59 / E Enjte, 23 Mars 2023 / mp

Bordi miraton rritjen e tarifave të energjisë, dilema është nëse do të jetë 14 apo 15% rritja!

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, e ka konfirmuar për “IndeksOnline”, se tarifat e reja të energjisë elektrike që pritet të jenë më të shtrenjta për 14 ose 15 për qind dhe do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti deri më 31 mars të vitit 2024.

“Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 1 prill 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024. Sot është votuar raporti i të hyrave të operatorit ende nuk e dimë saktë se sa do të jetë rritja e tarifave të energjisë, por janë diku 14-15 % “, tha Fejzullahu. /IndeksOnline/