09:36 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Borë dhe ftohtë, por Superliga e Kosovës sot nuk ndalet

Superliga e Kosovës në futboll sot do të vazhdoj me javën e 19-të.

Gjatë ditës së sotme priten të zhvillohen tri ndeshje tejet interesante, ku kryesisht do të takohen ekipet e pjesës së dytë të tabelës.

Në Gjilan, skuadra me po të njëjtin emrin do të ndeshet me Flamurtarin, skuadër e cila shkaktoi befasinë javën e parë duke mposhtur Prishtinën në kryeqytet.

Në Skenderaj, Drenica luan kundër Ferizajit të Bylbyl Sokoli-t dhe ndeshje e fundit zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani pret KEK-un.

E shtunë

Drenica – Ferizaj (SSK)

Gjilani – Flamurtari (SSK)

Ballkani – KEK-u