13:06 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Boriello i “famshëm” nënshkruan me skuadrën amatore

Një nga transferimet më të çuditshme këtë verë është me siguri për Marco Borriello.

Sulmuesi i lindur në vitin 1982, i cili ka ndërprerë kontratën me SPAL pas një sezoni  u transferua në Union Deportiva Ibiza , ekipi i ishullit të famshëm ku gjithashtu ka një shtëpi.

Dy ditë më parë klubi i kishte lënë të kuptohet transferimin e menjëhershëm me një foto në llogarinë e tij në Twitter.

Skuadra luan në Segunda Division B, nivelin e tretë të futbollit spanjoll.

“UD Ibiza ka arritur një marrëveshje me futbollistin Marco Borriello , i cili do të bashkohet me ekipin e parë që nga nesër. Lojtari i ri i Ibiza do të paraqitet në një konferencë për shtyp në ditët e ardhshme “, thuhet në njoftimin e klubit. /IndeksOnline/

Temat: