75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Boris Johson uron Kurtin: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Ndër të tjerash në këtë urim thuhet se Mbretëria e Bashkuara dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike, transmeton Indeksonline.

Tutje Johnson tha se mezi pret që të punojë së bashku me qeverinë e re, në mënyrë që Kosova dhe rajoni të jenë të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues.

Në urim thuhet:

I nderuari Kryeministër,

Dëshiroj t’ua shpreh urimet e mia më të sinqerta në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është fuqishëm e përkushtuar për ta mbështetur integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Mezi presim të punojmë së bashku si partnerë në mënyrë që Kosova dhe rajoni më i gjerë të jenë të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues. Për këtë qëllim, ne mbështesim fuqishëm agjendën tuaj të brendshme për të luftuar korrupsionin, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për trajtimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.