22:14 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / L K

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri: Dështimi do të ketë pasoja të rënda

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka publikuar tri kërkesa për të dalë nga kriza në veri.

Në një shkrim në Twitter, ai tha se BE ka paraqitur tri kërkesa të qarta:

1- Zgjedhjet e reja lokale në veri,

2- Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje,

3-Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Borrell theksoi se dështimi i këtyre kërkesave, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndërkombëtare.