11:55 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Borxhi i Alternativës në PZAP, Mimoza Kusari tregon arsyen e mospagesës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kishte evidentuar shkeljet e partive politike në zgjedhjet lokale të 2017-tës, të cilave pastaj u shqiptoi gjoba.

Për shkak të shkeljes së dispozitave në zgjedhjet e vitit të kaluar, PZAP shqiptoi gjoba për 15 partitë, të cilat arritën vlerën e 257 mijë e 350 euro, shkruan Indeksonline.

Por, jo të gjitha partitë kanë kryer obligimin ndaj PZAP-it duke shlyer borxhin. Nga të gjitha subjektet, partia Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës nuk e ka paguar gjobën  prej 15 mijë e 450 euro.

Kusari-Lila ka treguar për Indeksonline pse akoma nuk po e paguajnë këtë borxh në PZAP.

“Arsyeja qe nuk e kemi paguar gjobën është se ne jemi në pritje të një vendimi të PZAP-së për pagesë të programuar. Kemi dorëzuar kërkesën dhe po presim përgjigje”, ka thënë Kusari-Lila.

Prandaj, sipas saj, në momentin që Bordi i PZAP-it ka një vendim për kërkesën e Alternativës, do të fillojnë pagesat e gjobës./Indeksonline/