Boshkoviq-Serbisë: Kosova s’është pjesë e juaja, ne nuk tradhtuam askënd
Serbisë nuk i ka pëlqyer vendimi i Malit të Zi që të dërgoj dy oficier në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Për këtë gjë, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin kishte thënë se vendimi i Malit të Zi nuk është aspak miqësor, transmeton Indeksonline.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Predgrag Moshkoviq, i cili ka thënë se vendimi ishte i drejtë dhe i vetmi opsion.
Ai ka theksuar se ky vendim është marrë për arsye pragmatike me qëllim të kontributit për sigurinë rajonale.
“Mali i Zi i nuk e ka tradhtuar Kosovën, sepse Kosova nuk është pjesë e Malit të Zi, por shtet i pavarur. Mali i Zi nuk e ka tradhtuar Serbinë, sepse Mali i Zi nuk është pjesë e Serbisë që të mundë ta tradhtojë Serbinë”, ka thënë Boshkoviq.
Ai ka përkujtuar se kryetari serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se KFOR-i është garantuesi më i madh i stabilitetit dhe i sigurisë së bashkësisë serbe në Kosovë.
“Prandaj nuk e shoh se si vendimi i Malit të Zi mund të jetë kundër nëse i tërë misioni është me qëllim të ruajtjes së bashkësisë serbe në Kosovë”, ka thënë ai. /Indeksonline/