11:41 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Boshnjakët: Sot jemi shumë më mirë se më herët

Zyra e Kryeministrit për çështje të komuniteteve ka organizuar koktej për të shënuar 28 shtatorin- Ditën Botërore të komunitetit boshnjak.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur se bashkëjetesa midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë është një realitet i prekshëm. Ai vazhdoi më tej duke potencuar se komuniteti boshnjak nuk është thjesht një peisazh i Kosovës multietnike por, është edhe urë që lidh dhe ndihmon bashkëpunimin në mes të Bosnjës dhe Kosovës.

Dude Balja, deputetja nga grupi 6+ ka thënë se është koha që të bëjnë një vijë për të ndarë të tashmen dhe të kaluarën në mënyrë që të ndërtohet një shoqëri e përbashkët.

Ajo është shprehur se pavarësisht problemeve me të cilat ndeshet komuniteti boshnjak ne Kosovë, është rritur përfaqësimi në institucione i këtij komuniteti.

“Sot jemi shumë më mirë se më herët”, ka vënë në dukje ajo.

Ministri i zhvillimit rural, Rasim Demiri, ka uruar boshnjakët për këtë ditë, duke shtuar se e sotmja duhet të shërbejë si mësim për të mos përsëritur të kaluarën.

Demiri më tej ka përmendur kontributin e këtij komuniteti për ndërtimin e shtetit kosovar.

Po ashtu, Demiri shprehu nevojën e zhvillimit ekonomik si një garanci për të rritur mirëqenien e këtij komuniteti dhe të ndihmojë në kultivimin e një shoqërie multietnike ku komunitet do të jenë të integruar.

Temat: