Boston Celtic bën transferimin e parë
Ekipi i basketbollit në NBA, Boston Celtic ka arritur marrëveshjen e parë në afatin kalimtar të ‘Free Agency’.
Sipas gazetarit më të besueshëm në NBA, Adrian Wojnarowski ‘play-makeri’ i Charlotte, Kemba Walker do t’i bashkëngjitet ekipit më të suksesshëm në Amerikë, transmeton Indeksonline.
Marrëveshja është arritur për një kontratë katër vjeçare, 141 milionë dollarë.
Kemba shihet si zëvendësuesi ideal i Kyrie Irving që është larguar nga Celtic në fund të sezonit të kaluar./Indeksonline/