15:29 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bota e sportit në zi, ndërron jetë boksieri i famshëm

Markus Beyer, ish-kampioni i trefishtë i peshave të mesme në WBC, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 47-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur MDR, ku Beyer ka punuar deri në vitin 2015, si ekspert në ”Sporti në Lindje”.

Raportohet, se ai ka vdekur në një spital në Berlin dje, pas një sëmundje të rëndë, transmeton IndeksOnline.

Markus Beyer

”Ne jemi të zhgënjyer që kemi humbur një atlet të mrekullueshëm dhe një koleg fantastik”, tha drejtori i MDR, Wolf-Dieter Jacopi.

”Si anëtar i MDR, ai e ka treguar këtu ekspertizën e tij në boks në vitet e fundit”.

”Ne jemi me familjen e tij”./IndeksOnline/