75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Gj Sh

Botërori që po i ”ha” trajnerët! Një tjetër trajner jep dorëheqjen pas eliminimit

Ky Kampionat Botëror i Futbollit do të mbahet mend për largimet e shumta të trajnereve.

Selektori i Ekuadorit, Sebastian Beccacece, ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pas eliminimit nga Kupa e Botës, shkruan IndeksOnline.

Vendimin e ka bërë të ditur vetë ai pas humbjes nga Meksika.

Ky është largimi i shtatë i trajnereve në këtë kampiont botëror dhe i treti brenda 12-orëve të fundit.

Roland Koeman i Holandës dhe Marcelo Bielsa mbrëmë njoftuan dorëheqjet.

Derisa nga fillimi i Kupës së Botës, janë shkarkuar edhe Sabri Lamouchi i Tunizisë, Steve Clarke i Skocisë, Hong Myung-bo i Koresë së Jugut dhe Miroslav Koubek i Çekisë./IndeksOnline/