14:17 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Bournemouth interesohet për McKennie, por Juventus kërkon një shifër shumë të lartë

Bournemouth është shumë i interesuar për mesfushorin e Juventusit, Weston McKennie.

Mesfushori amerikan mund të largohet nga bardhezinjtë, por kërkesa nga ana e “Zonjës së Vjetër” është shumë e lartë.

Klubi anglez kërkon që ta mbyllë këtë operacion brenda janarit, megjithatë për të siguruar shërbimet e mesfushorit do duhet t’i paguajë Juves plot 40 milionë euro.