12:29 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Brahimaj: Luftëtarët e lirisë nuk ua kanë me borxh denigrimin e tillë publik!

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj ka reaguar rreth listave të veteranëve mashtrues që janë publikuar dy ditëve të fundit.

Brahimaj këto lista i ka quajtur fyerje të rendë dhe gjykim kolektiv i paprecedent.

Ai ndër të tjera ka thënë se dikush duhet të jap përgjegjësi rreth kësaj dhe se luftëtarët e lirisë nuk ua kanë me borxh një denigrim të tillë publik.

Ky është statusi i tij i plotë:

Krenare me djemt dhe vajzat e UÇKsë.

Ne fillet e organizimit te UÇK-se, shpesh kemi qene te fyer, qellimshem ose jo. I kemi injoruar sepse qellimin e kemi pas te lart, çlirimin e vendit.
Edhe gjate luftes se ashper frontale ’98/’99, fyerjet publike ndaj UÇK-se dhe pjesetareve te saj nuk kane munguar. Askush nuk kishte kohe te merrej me to, ishim ne telashe me armikun.
Publikimi i listes se fundit te kinse veteraneve mashtrues, eshte fyerje e rende publike dhe gjykim kolektiv i paprecedent.
Eshte goditje e rende morale, per te gjithe ata qe ne kohe te veshtira ishin te gatshem te sakrifikojne jeten per vendin.
Dikush duhet te jap pergjegjesi per kete, kushdoqoft ai. Luftetaret e lirise, nuk ua kane me borxh denigrimin e tille publik.