15:45 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lahi Brahimaj: T’i lëmë divergjencat elektorale, t’i kthehemi temave nacionale

Ish – deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka kërkuar që të gjithë të bëhen bashkë për temën e transformimit të FSK-së në ushtri.

Këtë e ka thënë vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka thënë se për tema nacionale të gjithë të bëhen bashkë.

Ai po ashtu ka dal në mbështetje të kryeministrit Haradinaj, duke thënë se duhet të ndihemi me fat që Haradinaj ka marrë mbështetjen gjatë qëndrimit në SHBA, për çështjen e shndërrimit të FSK-së në ushtri.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Për të gjitha temat politike mundemi me pas divergjenca e kundërshtime, sepse kështu e ka demokracia. Por tema e transformimit të FSK-së, në Ushtri të Kosovës, duhet te trajtohet njëzëri nga të gjithë, pa dallime, sepse kështu kontribuojmë në plotëninë e shtetbërjes së vendit tonë.

Prandaj, t’i lëmë divergjencat elektorale, t’i kthehemi të gjithë bashkë temave nacionale, siç është në ketë rast, FSK-ja e cila po e pret unanimitetin tonë për tu bërë kontribuonte në sigurinë e brendshme, të sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe si partnere e NATO-së, në sigurinë e përgjithshme.

Faktori politik i Kosovës dhe të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, duhet të ndihemi me fat, që kryeministri Haradinaj, gjatë vizitës që kishte në SHBA, mori mbështetje të parezervë për temën e transformimit të FSK-së në Ushtri, sikur edhe për shumë tema të tjera, duhet që bashkë me partnerët tonë, SHBA dhe NATO, t’i trajtojmë me seriozitet dhe pa humbur kohë, sepse është interes qenësor për kompletimin e shtetit të Kosovës në të gjitha aspektet.

Temat: