12:56 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Brahimaj në 21 vjetorin e rënies së Luan Haradinajt: I papërsëritshëm je Luani i luanëve! (Foto)

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e ushtarit Luan Haradinaj. Në këtë përvjetor bashkëluftëtarët e tij dhe figura të shquara të vendit kanë kujtuar heroizmin dhe sakrificën e tij për liri.

Edhe ish-deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj përmes një fotografie dhe statusi ka kujtuar Luanin, teksa atë e ka quajtur si të papërsëritshëm, shkruan Indeksonline.

Brahimaj ka postuar një fotografi e cila është realizuar në vitin 1994 në Koshare, ku shihet ai duke e puthur gurin e kufinit, teksa Luani duke bërë roje nderi.

Ky është statusi i plotë i Brahimajt:

“21 vite nga rënia e te madhit Luan Haradinaj!
Edhe sot pas 21 vitesh, familjarë, shokë, miq, bashkeluftetar pran varrit tuaj përulen ne përkujtim të jetës dhe veprës tuaj, i pa papërsëritshëm je Luani i Luanve”!

Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro- shqiptar.
Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes./Indeksonline/