12:32 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Brahimaj për vdekjen e Balës: Personifikonte shqiptarin e vërtetë, mbronte kauzën e lirisë së vendit

Ish-ushtari i UÇK-së, Haradin Bala, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit.

Bashkëluftëtari, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të Haradin Balës na ka mërzitur të gjithëve.

Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:

Lajmi për ndarjen nga jeta të Haradin Bales na ka mërzitur të gjithëve. Këto momente na bëjnë të kthehemi në retrospektivë për të dhe për Kosovën.

Haradin Bala personifikonte shqiptarin e vërtetë i cili në çdo rast mbrojti kauzën e lirisë së Kosovës dhe pastërtinë e luftës çlirimtare. Ai asnjëherë nuk u ligështua përballë asgjëje.

Do të kujtohet gjithnjë si Haradini i urtë, fjalë pak, me zemër të madhe të cilën ia dha atdheut.

Ngushëllime familjes dhe miqve të Haradin Balës!

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Haradin!

Temat: